AKTIVITETI I ORGANIZUAR NË KUADËR  TË PËRFUNDIMIT TË AKREDITIMIT INSTITUCIONAL TË IAL-ve NË SHQIPËRI

AKTIVITETI I ORGANIZUAR NË KUADËR TË PËRFUNDIMIT TË AKREDITIMIT INSTITUCIONAL TË IAL-ve NË SHQIPËRI

Sot, më datë 02.02.2018,  u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, aktiviteti lidhur me Vlerësimin dhe Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri, me Agjencinë Britanike të Sigurimit të Cilësisë.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Lindita Nikolla, përfaqësues të ASCAL, Bordit të Akreditimit, institucioneve të arsimit të lartë, publik dhe jopublik, etj. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të përfundimit  me sukses të procesit të akreditimit institucional të universiteteve publike dhe jopublike në Shqipëri.