KONFERENCA KOMBËTARE E SHKENCAVE MJEKËSORE III
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT), Organizatën Brainstorm, Fakultetin e Mjekësisë, si dhe me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT), organizojnë për të tretin vit rradhazi Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore. […]
NJOFTIM AKADEMIK – 04.02.2016
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon vetëm studentët e viteve të para të cilët janë të regjistruar në ciklet e studimit “Bachelor“, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencor” të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në përkatësisht në Degët “Infermieri e Përgjithshme“, “Mami“, “Imazheri“, “Logopedi“, “Teknik i Lartë Laboratori“, “Fizioterapi“, “Geriartri“, që duhet të regjistrohen në Portalin e Studentit online brenda datës 15.02.2016 tek menuja “Regjistrim […]
NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJES NË AKTIVITETIN SPORTIV 1-5 SHKURT 2016
Informohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se duke filluar nga dita e Hënë, 1 Shkurt 2016, deri në ditën e Premte, 5 Shkurt 2016, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë organizon Aktivitetin Sportiv “Jo Vetëm Studentë Por Edhe Sportistë“. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë gjithë javës, nga ora 15:00 deri në orën 20:00, në ambjentet e Palestrës së Universitetit të Mjekësisë, […]
NJOFTIM MBI MUNDËSINË E APLIKIMIT NË PROGRAMIN ERAWEB
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët dhe stafin akademik mbi mundësinë e aplikimit në Programin e Shkëmbimit “Erasmus Mundus – Western Balkans (ERAWEB)” që koordinohet nga Universiteti Erasmus i Roterdamit, Hollandë. ERAWEB është një mundësi unike për studentët dhe stafin akademik të interesuar për të kryer një periudhë studimore ose hulumtimi shkencor në fushat e mjekësisë dhe shkencat e shëndetit. ERAWEB […]