HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR TRAINEESHIP NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, GRAZ, AUSTRI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR TRAINEESHIP NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, GRAZ, AUSTRI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për traineeship për semestrin e dytë të vitit akademik  2023–2024 në Universitetin e Mjekësisë, Graz, Austri.

Lloji i mobilitetit:  traineeship për ciklin e tretë të studimeve (specializantë)

Kuotat: 2 (dy)

Dega: Mjekësi Interne (ose një nga nënspecialitetet e saj)

Kohëzgjatja: 2 muaj

Periudha e fillimit të traineeship: 1 – 31 Maj 2024; duhet të përfundojë deri me 31 Korrik 2024.

Gjuha e huaj: Anglisht dhe Gjermanisht (kjo e fundit e detyrueshme)

Dokumentetqë duhet të dorëzohen:

  • CV në gjuhën angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim specializanti i përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj: Anglisht (B1) dhe Gjermanisht (B2) të noterizuar.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit: 20 Tetor 2023

Të nominuarit për këtë traineeship, do të udhëzohen të dërgojnë më pas me mail dokumentacionin e skanuar pranë Universitetit të Mjekësisë, Graz.

Për t’u njohur më gjerë me këtë universitet klikoni në linqet e mëposhtme:

https://www.medunigraz.at/en/university-departments;

https://www.medunigraz.at/en/internationale-studierendenmobilitaet/famulatur/praktikum-an-der-med-uni-graz

 Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT-1.docx

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!