HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E CIKLIT TE TRETË (SPECIALIZIM) NË KIRURGJI, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E BOLONJËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E CIKLIT TE TRETË (SPECIALIZIM) NË KIRURGJI, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E BOLONJËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e ciklit të tretë në Kirurgji (specializantë) të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin e Bolonjës, Itali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë

  • Shkëmbimin e specializantëve për studime

  Nivelet e mobilitetit për studentët

  • Specializim afatgjatë në Kirurgji të Përgjithshme (me përjashtim të studentëve specializantë që ndjekin vitin e parë të specializimit).

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • Specializim afatgjatë (5 muaj)

Fusha e studimit

  • Kirurgji e Përgjithshme

Dokumentet që nevojiten për aplikim:

  • CV në gjuhën angleze
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2)
  • Learning Agreement

 Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.

Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.   

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti Dr.Shk. Durim Çela dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+, Prof. Dr. Alma Idrizi.

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në adresën:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/01/Learning_Agreement.docx

KUJDES! Kur të dorëzoni në Rektorat planin e Mobilitetit duhet të bashkëngjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga Dekani juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mobilitetit.

 Afati për aplikim: 9 Shtator 2019.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.