MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MIDIS UNIVERSITETIT PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË DHE UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Në datën 09.11.2017 në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Në këtë takim ishin të pranishëm Rektorët e dy Universiteteve dhe njëkohësisht përfaqësues të stafit akademik dhe autoritete drejtuese të fakulteteve në Universitetet përkatëse.

Kryefjala e këtij takimi ishte marrëveshja midis dy Universiteteve dhe dobia e nënshkrimit të saj. Përfaqësuesit e Universiteteve përkatës diskutuan mbi shkëmbimin e përvojave në programe të ndryshme studimore si edhe në projekte të ndryshme të kërkimit shkencor. Shkëmbimi sistematik i stafit akademik dhe i studentëve u nënvizua si faktori thelbësor në zhvillimin e ndërsjellë institucional.

Në fund të takimit Rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Arben Gjata dhe Rektori i Universitetit për Biznes dhe Teknologji, Prishtinë, Prof. Dr Edmond Hajrizi nënshkruan marrëveshjen e përbashkët të bashkëpunimit.

Foto