Marrëveshje bashkëpunimi midis Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Universitetit ISTINYE, Turqi

Në datën 10.10.2017 në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua takimi mes përfaqësuesve të Universitetit të Turqisë “ISTINYE”  dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Në këtë takim ishin të pranishëm Rektorët e dy Universiteteve dhe njëkohësisht Zëvendës Rektorët e këtyre të fundit sikundër përfaqësues të stafit akademik dhe autoritete drejtuese të fakulteteve në UMT. Kryefjala e këtij takimi ishte marrëveshja midis dy Universiteteve dhe dobia e nënshkrimit të saj. Përfaqësuesit e Universiteteve përkatës diskutuan mbi shkëmbimin e përvojave në programe të ndryshme studimore si edhe në projekte të ndryshme të kërkimit shkencor. Shkëmbimi sistematik i stafit akademik dhe i studentëve u nënvizua si faktori thelbësor në zhvillmin e ndërsjellë institucional.
Në fund të takimit Rektori i Universitetit të Mjekësisë Prof. Dr. Arben Gjata dhe Rektori i Universitetit “ISTINYE” në Turqi,  Prof. Dr. Melih Bulu  nënshkruan marrëveshjen e përbashkët.