Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Kuvendit të Shqipërisë

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë, organizoi më datë 31.10.2018 në ambientet e Kryesisë së tij ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me 23 universitete publike e jopublike të vendit, ndër këto universitete bënte pjesë edhe Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi dhe Rektori i UMT Prof.Dr. Arben Gjata.

Marrëveshja parashikon shfrytëzimin e ekspertizës dhe kompetencës shkencore të universitetit në procesin legjislativ dhe kontrollin parlamentar, si një vlerë e shtuar dhe e mirë publike për vendin. Marrëveshja nxit rritjen e fuqisë kontraktuale të universitetit në tregun e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe parashikon gjithashtu që studentët do të kenë mundësi të bëjnë më shumë praktika pune në Kuvendin e Shqipërisë dhe universiteti të ketë më shumë akses në burimet dhe veprimtaritë e Kuvendit.