NJOFTIM PËR STUDENTËT DHE TË DIPLOMUARIT QË DËSHIROJNË TË NISIN KARRIERË NË INSTITUCIONET E BASHKIMIT EVROPIAN

NJOFTIM PËR STUDENTËT DHE TË DIPLOMUARIT QË DËSHIROJNË TË NISIN KARRIERË NË INSTITUCIONET E BASHKIMIT EVROPIAN

Instituti për Politikë dhe Integrim Evropian, i Departamentit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike (Universiteti Kapodistrian i Athinës, Greqi) dhe Europe Direct, pjesë e Fondacionit Helenik për Politikë Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP) po organizojnë një aktivitet të quajtur “Athina Modeli i BE-së 2019 “, që do të mbahet më datën 8-11 prill 2019 në ambientet e Departamentit, që ndodhet në zonën 42-44, në rrugën Aiolou, Monastiraki, në qendrën historike të Athinës.

Aktiviteti do të jetë një simulim katër-ditor i dy institucioneve të BE-së, Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së (Këshilli i Punëve të Jashtme). Thirrja është e hapur për 65 studentë të nivelit të lartë universitar dhe pasuniversitar, si dhe të diplomuar, nga universitetet greke dhe të huaja të disiplinave të ndryshme. Pjesëmarrësve u caktohen role të ndryshme që promovojnë pozicionet e tyre të politikave dhe negociojnë mbi menaxhimin e flukseve bashkëkohore të refugjatëve dhe migracionit. Rolet do të jenë ato të Komisionerëve të BE-së, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe zyrtarë të tjerë të BE-së (Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm dhe Shërbimi Ligjor i Komisionit Evropian), si dhe gazetarë dhe përfaqësues të organizatave të tjera ndërkombëtare (Bashkimi Afrikan, Refugjatët) dhe OJQ-të (Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Médecins Sans Frontières). Gjuha e aktivitetit do të jetë anglishtja.
Tarifa e pjesëmarrjes që mbulon dy ligjërata përgatitore, materialet lidhur me aktivitetin dhe pushimet e kafesë, është 50 euro për person.
Afati i fundit për aplikim është data 10 Shkurt 2019.
Për informacione shtesë, ndiqni linkun e mëposhtëm:

http://en.eeep.pspa.uoa.gr/simulation-of-eu-institutions-athens-eu-model-2019.html?fbclid=IwAR1t3gkn8hRoOynuu4yDJqCcbO18KcsNnHj6xcqBrZ9v9vvb6IdOdqQY8rY.