
NJOFTIM PËR VENDIN E LIRË TË PUNËS, “PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV “SPECIALIST IT” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të
Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin nr. 24, datë 14.02.2024 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT” me kontratë me afat të pacaktuar, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpall konkursin për vendin e lirë të punës, “Personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT” me kontratë me afat të pacaktuar, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës 1(një) vend vakant “Personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist IT” me kontratë me afat të pacaktuar, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, janë si më poshtë vijon:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
 - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;
 - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
 - Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
 - Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
 - Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
 
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar Ciklin e Dytë të Studimeve Universitare, të nivelit Master Shkencor, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
 - Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tri) vjet.
 
Kritere preferenciale:
Preferohen kandidatë që zotërojnë:
- Diplomë të studimeve universitare, Master Shkencor në Informatikë Ekonomike/ Informatikë.
 - Preferohen kandidatë që zotërojnë dëshmi të gjuhës angleze.
 
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, pranë UMT-së, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
 - Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
 - Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
 - Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
 - Kopje e noteruar e librezës së punës;
 - Kopje e noteruar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
 - Kopje e noteruar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
 - Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
 - Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
 - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
 - Vërtetim që nuk ka masë disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
 - Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
 - Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi Penaliteti), të marrë brenda (tre muajve të fundit);
 
Mungesa e një prej dokumenteve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i kërkuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë
 
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet, apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al
									
									
								
									
									
								
									
									
								
									
									
								
