PROCEDURËS SË PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE TË CILËT KANË TË NJEJTIN NUMËR PIKËSH

PROCEDURËS SË PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE TË CILËT KANË TË NJEJTIN NUMËR PIKËSH

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Vendimin e Senatit Akademik Nr. 52, më datë 21.07.2016, “Për miratimin e procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve të cilët kanë të njejtin numër pikësh”, dhe njofton, si më poshtë:

    1. Nëse dy apo më shumë aplikantë rezultojnë me pikë të barabarta, renditja do të kryhet në bazë të rezultatevete të maturës shtetërore.
    2. Nëse edhe pas renditjes së rezultateve të maturës shtetërore ka aplikantë me numër të barabartë pikësh, atëherë këta aplikantë do t’i nënshtrohen përzgjedhjes me short në prani të komisionit përkatës dhe aplikantëve që kanë numër të barabartë të rezultateve të maturës shtetërore.

Për informacione të mëtejshme mbi Vendimin e Senatit Akademik, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm: 

 

         REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË   

Publikuar më 01.08.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *