PROJEKTI “STRENGTH INFECTION PREVENTION AND CONTROL IN HEALTHCARE FACILITIES”, MBËSHTETUR NGA UNICEF DHE UMT

PROJEKTI “STRENGTH INFECTION PREVENTION AND CONTROL IN HEALTHCARE FACILITIES”, MBËSHTETUR NGA UNICEF DHE UMT

Vijojnë sesionet trajnuese mbi Parandalimin dhe Kontrollin e Infeksioneve në mjediset e kujdesit shëndetësor. Aktiviteti synon fuqizimin e masave për Kontrollin dhe Parandalimit të Infeksioneve në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe ka përfshirë mjekë dhe infermierë nga qendrat shëndetësore të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, Lezhe, Shkodër, Berat, Korçë, Fier dhe Kukës.

Një falënderim shkon për të gjithë stafin pedagogjik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për angazhimin serioz në këtë aktivitet, për Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor që lehtësoi organizimin e trajnimeve, për të gjitha NJVKSH e përfshira, për mjekët dhe infermierët që u bënë pjesë e këtyre trajnimeve dhe veçanërisht për mbështetjen e vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.  Së fundmi, një falënderim i veçantë  për zyrën e UNICEF në Tiranë, UNICEF Albania për mbështetjen financiare dhe teknike.