Vizita e pedagogëve Rumunë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Vizita e pedagogëve Rumunë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Në kuadër të programit Erasmus+, një grup Profesorësh të Universitetit të Mjekësisë dhe Farmacisë, Craiova, Rumani, të kryesuar nga Zv/Rektori Prof. Sorin Dinescu, zhvilluan leksione me studentë të UMT. Ata zhvilluan takime me Rektorin e Universitetit, Prof. Arben Gjata dhe stafin e Rektoratit ku u disktua për çuarjen përpara të bashkëpunimit ndërmjet dy Universiteteve, jo vetëm në fushën e shkëmbimit te studentëve dhe stafit por edhe të programeve mësimore dhe doktoraturave të përbashkëta.