Rinia për Rininë – Edicioni i Universiteteve – Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Rinia për Rininë – Edicioni i Universiteteve – Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Takimi i studentëve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi.
Takimi i zhvilluar në ambjentet e “Galileo Galilei”  u realizua në frymën e një komunikimi mjaft mbresëlënës midis znj. Ministre dhe studentëve të pranishëm.
Në këtë takim studentët e UMT-së shprehën idetë për të qenë sa më aktivë, si e ardhmja e padiskutuar në fushën e bukur dhe të vështirë të mjekësisë.
Përveç Strategjisë së Rinisë, u diskutua  gjithashtu dhe marrëdhënia dhe bashkëveprimi sa më i frytshëm në lidhje me iniciativat dhe problemet që mund të zgjidhen.