Shkolla Verore Ndërkombëtare e Grazit Seggau

Shkolla Verore Ndërkombëtare e Grazit Seggau

Universiteti i Graz, Austri, me të cilin Universiteti i Mjekësisë Tiranë bashkëpunon prej shumë vitesh, organizon Shkollën Verore Ndërkombëtare. Kjo Shkollë është krijuar për studentë të motivuar dhe të orientuar ndërkombëtarisht, nga të gjitha nivelet dhe disiplinat, të cilët dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre për çështjet aktuale Evropiane dhe ndërkombëtare, duke studjuar dhe diskutuar zhvillimet dhe sfidat globale brenda kontekstit të proceseve të transformimit dhe ndryshimeve demografike.

Thirrja është e hapur deri më 14 mars 2022.

Për informacion të detajuar në lidhje me programin dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Shkollës Verore Seggau: https://international.uni-graz.at/en/summerschools/graz-international-summer-school-seggau/

Për çdo pyetje të mëtejshme në lidhje me shkollën verore duke përfshirë mundësitë e bursave, mund të kontaktoni Dagmar Wallenstorfer: dagmar.wallenstorfer@uni-graz.at