TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E AGJENCISË UNIVERSITARE TË FRANKOFONISË

TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E AGJENCISË UNIVERSITARE TË FRANKOFONISË

Sot më datë 25.05.2018 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u organizua takimi i hapur me përfaqësues të Agjencisë Universitare Frankofone në ambientet e auditoriumit “Galileo Galilei”, salla “”William A. Johnson”, ku ishin të pranishëm Z. Mohamed Ketata, Drejtor Rajonal i AUF, Znj. Elona Toro, Përgjegjëse e AUF në Tiranë, Prof.Dr. Suela Këlliçi, Zv.Rektor i UMT, Prof. Dr. Xheladin Draçini, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, si dhe studentë e mjekë.

Agjencia Universitare e Frankofonisë (Agence Universitare Dela Francophonie – AUF) bashkon mbi 800 universitete në të gjitha kontinentet në më shumë se 100 vende të botës. AUF, është një shoqatë ndërkombëtare e krijuar mbi 50 vjet më parë. Ajo sjell së bashku universitete, kolegje, rrjete universitare dhe qendra kërkimore, shkencore nëpërmjet aplikimit të gjuhës franceze. Me një rrjet prej 845 anëtarësh nga 111 vende, është një nga shoqatat më të mëdha të institucioneve të larta arsimore dhe hulumtuese në botë.

Tashmë Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është anëtar në Agjencinë Universitare Frankofone (AUF). Bashkëpunimi me këtë rrjet universitar do të mundësojë trajnime cilësore, shkëmbimin e pedagogëve, studentëve në kuadrin e veprimtarisë kërkimore shkencore, nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive shkencore, si dhe përfshirjen në zhvillimin social dhe ekonomik të shoqërisë.