UMT akordon titullin “Honoris Causa” për personalitetet e shquara italiane Prof. Romano Prodi dhe Prof. Patrizio Bianchi

UMT akordon titullin “Honoris Causa” për personalitetet e shquara italiane Prof. Romano Prodi dhe Prof. Patrizio Bianchi

Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u jep titullin  “Honoris Causa” personaliteteve mjaft të shquara.
-Prof. Romano Prodi,
-Prof. Patrizio Bianchi.
Kjo ceremoni u zhvillua në sallën “Galileo Galilei” në kujdesin e Kryetarit të Senatit Akademik dhe njëkohësisht Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Arben Gjatës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm anëtarët e Senatit Akademik të UMT-së, profesorë dhe miq të ftuar, të cilët janë diplomuar dhe kanë ndjekur specializime në Universitetet më me emër në Itali si dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë.
Fjalën përshëndetëse të hapjes e mbajti Prof. Arben Gjata, i cili falënderoi personalitetet italiane për ndihmën e pakursyer të dhënë gjatë gjithë periudhës jo vetëm për studentët, po edhe për të gjithë stafin mjekësor si dhe për të gjitha marrëveshjet e bashkëpunimit, në projektet ndërkombëtare midis UMT-së dhe universiteteve më në zë italiane.
Italia mbetet një nga bashkëpunëtorët tanë më të mirë, më aktivë dhe më të pakursyer sa i takon fushës akademike, shkencore dhe humane.
Recensat për Prof. Romano Prodi u mbajtën nga Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Xheladin Draçini dhe Prof. Altin Veshti.
– Recencat për Prof. Patrizio Bianchi, u mbajtën nga Prof. Arsen Seferi dhe Prof. Ledjan Malaj.
Prof. Arben Gjata në cilësinë e Kryetarit të Senatit i dorëzon Titullin “Honoris Causa” dhe certifikatën shoqëruese dy personaliteteve.
Prof. Romano Prodi dhe Prof. Patrizio Bianchi falenderuan në emër tyre Prof. Arben Gjatën për titujt e dhënë, Senatin Akademik të UMT-së .
“Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi përherë miq të kombit shqiptar, mbështetës ndaj jush si arsimdashës të vërtetë.
Ju faleminderit!