Webinare interaktive me qëllim përshpejtimin drejt inovacionit dixhital për shëndetin (Ref. No. 305.3763-20)

Webinare interaktive me qëllim përshpejtimin drejt inovacionit dixhital për shëndetin (Ref. No. 305.3763-20)

Pandemia nga COVID-19 paraqet sfida të shumta për sistemet e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën. Vështirësitë me të cilat përballen profesionistë të shëndetësisë, profesorë dhe studentë për të zhvilluar mësimdhënie, kërkime shkencore, veprimtari trainimi, shkëmbim përvojash dhe konsultime ndërmjet profesionistëve në distancë me modalitetet e përvetësuara në fushën e mjekësisë, kërkojnë zgjidhje.

Projekti, në kuadër të Iniciativës së Evropës Qendrore midis Rajonit Emilia-Romagna, Itali, përfaqësuar nga Lepida dhe Shqipëria, i prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, synon të përshpejtojë inovacionin dixhital në sistemin shëndetësor në Shqipëri përmes webinareve interaktive.

Lepida ScpA është një kompani me qendër në Bolonja, Rajoni Emilia-Romagna, Itali, duke qenë instrumenti kryesor operacional përsa i përket zbatimit të planit Rajonal të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), që përcakton strategjitë e rrjeteve me banda të gjera, siguron dhe optimizon shpërndarjen e shërbimeve TIK në kujdesin shëndetësor, për të përmirësuar marrëdhëniet midis qytetarëve dhe Shërbimit Shëndetësor Rajonal.

Ekspertët nga Lepida do të zbatojnë webinare të planifikuar në Shqipëri nga Shtatori në Dhjetor 2020.

Vendi i zhvillimit: Auditori “William Johnson”, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Pjesëmarrës do të jenë pedagogë, studentë të UMT, mjekë, farmacistë, punonjës të tjerë te shëndetit, pacientë etj.