SHTYRJE AFATI PËR REGJISTRIM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË TË STUDENTËVE QË TRANSFEROJNË STUDIMET NGA IAL PRIVATE TË CILAVE IU ËSHTË HEQUR LIÇENCA, PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015

SHTYRJE AFATI PËR REGJISTRIM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË TË STUDENTËVE QË TRANSFEROJNË STUDIMET NGA IAL PRIVATE TË CILAVE IU ËSHTË HEQUR LIÇENCA, PËR VITIN AKADEMIK 2014-2015

 

Në vijim të procedurës së transferimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të studentëve që transferojnë studimet nga Institucionet Private të Arsimit të Lartë, të cilëve iu është hequr liçenca, informohen kandidatët mbi Udhëzimin Nr. 59, dt. 24.12.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Një ndryshim në Udhëzimin Nr.33, datë 19.09.2014 “Për procedurat e pranimit, ne institucionet e arsimit të lartë publik e privat në vitin akademik 2014-2015 të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilëve u është hequr licenca””.

 

Regjistrimet e kandidatëve bëhen pranë Sekretarive Mësimore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë brenda datës 09.01.2015.                                                                          

 

                                                                                 REKTORATI

 

Përditësimi i fundit: 08.01.2015

 

___________________________________________________________________________________________

 

 

NJOFTIM I MËPARSHËM

 

Në vijim të procedurës së transferimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të studentëve që transferojnë studimet nga Institucionet Private të Arsimit të Lartë, të cilëve iu është hequr liçenca, informohen kandidatët e interesuar mbi Udhëzimin e ri Nr. 48, dt. 28.10.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 33 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.09.2014 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilave iu është hequr liçenca”. 

 

  

Komisionet e Vlerësimit dhe të Ekuivalentimit të ngritur pranë Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë kryejnë, vlerësimin dhe ekuivalentimin e dosjeve, të kandidatëve që rezultojnë të rregullta me qëllim ekuivalentimin e rezultateve individuale të secilit prej studentëve ndjekjes së programeve përkatës të studimit në IAL-të private të cilave iu është hequr liçenca, deri në orën 12:00 të datës 5 Nëntor 2014. Ekuivalentimi individual bëhet duke u bazuar në ekuivalentimin paraprak për çdo program studimi.

Dekanatet e Fakulteteve bazuar në vendimin e komisionit të vlerësimit dhe ekuivalentimit, shpallin, brenda datës 5 Nëntor 2014, të dhënat për çdo kandidat, kreditet e ekuivalentuara, detyrimet dhe lëndët e pashlyera si dhe vitin në të cilin transferohet.

Në periudhën nga data 5 Nëntor 2014 deri në datën 11 Nëntor 2014 bëhet regjistrimi studentëve pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit përkatës dhe paguhet tarifa përkatëse. Shuma e derdhur nuk kthehet edhe në rastet kur kandidati largohet nga programi i studimit.

                                                                                       

                                                                                           REKTORATI

  

 

Përditësimi i fundit: 28.10.2014 

  

___________________________________________________________________________________________

 

 

NJOFTIM I MËPARSHËM

 

Në vijim të procedurës së transferimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë të studentëve që transferojnë studimet nga Institucionet Private të Arsimit të Lartë, të cilëve iu është hequr liçenca, informohen kandidatët e interesuar mbi Udhëzimin e ri Nr. 45, dt. 16.10.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 33 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.09.2014 “Procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilave iu është hequr liçenca”.

  

Aplikimi për këtë procedurë kryhet pranë Sekretarive Mësimore të Fakulteteve të UMT-së dhe është shtyrë nga data 29 Shtator deri në orën 12.00 të datës 22 Tetor 2014

Bazuar në Vendimin e Komisionit të Vlerësimit dhe Ekuivalentimit, Fakultetet e UMT-së do të shpallin, brenda datës 24 tetor 2014, të dhënat për çdo kandidat, kreditet e ekuivalentuara, detyrimet dhe lëndët e pashlyera, si dhe vitin në të cilin transferohet.

Në periudhën nga data 24 tetor 2014 deri në datën 29 tetor 2014 bëhet regjistrimi studentëve pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit përkatës dhe paguhet tarifa përkatëse. Shuma e derdhur nuk kthehet edhe në rastet kur kandidati largohet nga programi i studimit.

 

                                                                                           REKTORATI

 

Përditësimi i fundit: 17.10.2014 

 

___________________________________________________________________________________________

 

 

NJOFTIM I MËPARSHËM

 

Në bazë të Vendimit Nr. 539, datë 06.08.2014, të Këshillit të Ministrave “Për heqjen e liçencës disa institucioneve private të arsimit të lartë” dhe në zbatim të Udhëzimit Nr. 25 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 11.08.2014 “Procedurat që do të ndiqen për organizimin e procesit të transferimit të studentëve nga institucionet e arsimit të lartë të cilëve iu është hequr liçenca, dhe të Udhëzimit Nr. 33 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.09.2014 “Procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilave iu është hequr liçenca, informohen studentët e interesuar nga institucionet e arsimit të lartë të cilëve iu është hequr liçenca, që do të aplikojnë për transferim studimesh në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë:

Studenti nuk mund të aplikojë për transferimin e studimeve në dy IAL njëkohësisht. Për aplikim studenti depoziton dokumentet pranë Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:

    1. Kërkesën për regjistrim;
    2. Lista e notave dhe kreditet e fituara për çdo lëndë, e cila do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur;
    3. Për studentët që aplikojnë për transferim të studimeve në programe studimi të ciklit të parë, fotokopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave, ose të një dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlefshme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorezojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme, së bashku me vërtetimin nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) për shlyerjen e provimeve me zgjedhje nëse kanë dhënë provime të tilla. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo deftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë, respektivisht, vërtetim notash të Maturës Shtetërore dhe provimesh me zgjedhje, ose dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga AKP ose nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
    4. Për studentët që aplikojnë për transferim të studimeve në programe studimi të ciklit të dytë, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën II.iii të Udhëzimit Nr. 33, kandidati duhet të dorëzojë dhe fotokopje të noterizuar të diplomes/diplomave të ciklit/cikleve të mëparshëm të studimit të arsimit të lartë së bashku me çertifikatën e notave dhe suplementin e diplomës/diplomave përkatëse. Në rastet kur kandidati nuk disponon diplomën/diplomat mund të dorëzojë një dokument tjetër të vlefshëm për aplikimin për vazhdimin e studimeve në një IAL publike në vendin përkatës. Në rastet kur dokumenti është lëshuar nga një institucion i huaj ai duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe, si dhe i njohur në Republikën e Shqipërisë nga MAS;
    5. Kopje të noterizuar të dokumentit të identifikimit të vlefshëm;
    6. Dokument bankar që vërteton pagesën e tarifës prej 3,000 lekë për aplikimin e kryer;
    7. Deklaratën e plotësuar, sipas Shtojcës nr. 1 të Udhëzimit Nr. 33, e cila firmoset në praninë e punonësit të sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga ky i fundit;
    8. Numrin e matrikullimit;
    9. Çertifikatë e mbrojtjes së gjuhës shqipe (për shtetasit e huaj);
    10. Dy fotografi personale.

Studentët aplikojnë për transferim në UMT dhe përfitojnë nga kuotat e veçanta që do të aprovohen për vitin akademik 2014-2015 për studentët e transferuar nga IAL-Ië që iu është hequr liçenca, të gjithë studentët shqiptarë brenda territorit të vendit, studentët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe studentat e huaj, të cilët dispononin çertifikatë të mbrojtjes së gjuhës shqipe të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në momentin e regjistrimit në programin e studimit nga ku kërkojnë të transferohen.

Studentët e pa pajisur me numër matrikullimi nuk mund të transferojnë studimet e tyre në UMT. Lëndët e shlyera dhe periudhat e studimit të kryera prej tyre nuk mund të njihen nga UMT.

Studenti që transferohet nga një program studimi i cili, në momentin e regjistrimit të studentit ose në vitin ku është regjistruar studenti në atë program studimi, rezulton të mos ketë qenë i liçencuar nga MAS, edhe pse Institucioni që e ofronte atë ka qenë i liçencuar konform kuadrit ligjor në fuqi, mund të aplikojë për t’u transferuar në vitin e parë të studimeve në një program të njëjtë ose të ngjashëm studimi, sipas listës së shpallur për ekuivalentimin e programeve nga UMT por nuk i njihen lëndët e shlyera dhe kreditet e përfituara më parë.

Për studentët që kanë ndjekur një program studimi për të cilin është kërkuar akreditimi, por nuk është akredituar, për arsye të mosplotësimit të kushteve dhe standardeve sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi, zbatohen përcaktimet në pikën III.2 të Udhëzimi Nr. 33 të MAS, nuk mund të transferojnë studimet e tyre në UMT.

Studenti që ka ndjekur një program studimi të paakredituar për arsye se:

  1. IAL-ja nuk ka aplikuar për akreditimin e programit të studimit dhe ishte brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi për të kërkuar akreditimin e programit të studimit, para hyrjes në fuqi të Vendimit Nr. 539, datë 06.08.2014 të Këshillit të Ministrave “Për heqjen e licençës disa institucioneve private të arsimit të lartë”;
  2. Programi i studimit nuk është vlerësuar ende, por në të njëjtën kohë, nuk janë kapërcyer afatet e parashikuara për akreditimin në momentin e hyrjes në fuqi të Vendimit Nr. 539, datë 06.08.2014 të Këshillit të Ministrave “Për heqjen e licençës disa institucioneve private të arsimit të lartë”

mund të aplikojë për t’u pranuar në një program të njëjtë ose të ngjashëm studimi, sipas listës së shpallur për ekuivalentimin e programeve nga UMT.

Studenti që ka përfunduar studimet dhe nuk është diplomuar dhe/ose nuk ka marrë diplomën pranë IAL-së që i është hequr liçenca, do të konsiderohet si student që nuk ka përfunduar studimet dhe mund të aplikojnë për transferimin e studimeve konform Udhëzimit Nr. 33.

Studentët, për të cilët IAL-ja nuk ka dorëzuar dosjen në MAS e as nuk ia ka dorëzuar atë studentit, të cilët janë pajisur me numër matrikullimi, mund të aplikojë për t’u pranuar në vitin e parë të studimeve në një program të njëjtë ose të ngjashëm studimi, sipas listës së shpallur për ekuivalentimin e programeve nga UMT, por nuk i njihen lëndët dhe kreditet e shlyera më parë.

Të gjithë studentët që kanë ndjekur një program të dytë studimi, pra që kanë filluar studimet e tyre në IAL-Ië që i është hequr liçenca, pas përfundimit të një programi tjetër studimi të të njëjtes tipologji Bachelor, Master Profesional apo Master i Shkencave, mund të aplikojnë në UMT.

Çdo student që ka ndjekur një program tjetër studimi paralelisht me programin e studimit të ndjekur pranë IAL-së që i është hequr liçenca, mund të zgjedhë:

    1. Të qendrojë i regjistruar në programin e studimit ku vazhdon të jetë i regjistruar. Me këtë zgjedhje studenti heq dorë përfundimisht nga transferimi nga program i studimit të IAL-së që i është hequr liçenca. Kandidati kryen regjistrimin pranë IAL-së përkatëse dhe dorëzon fotokopjen e vërtetimit të regjistrimit në IAL-në ku aplikon për transferim. Fletën e regjistrimit origjinale e nis në rrugë postare në AKP, e cila kryen procedurat përkatëse.
    2. Të heqë dorë nga programi tjetër i studimeve, duke aplikuar për transferim nga programi i studimit të IAL-së që i është hequr liçenca sipas përcaktimeve në këtë Udhëzim. Kandidati kryen regjistrimin pranë IAL-së përkatëse dhe dorëzon fotokopjen e vërtetimit të regjistrimit në IAL-në ku aplikon për transferim. Fletën e regjistrimit origjinale e nis në rrugë postare në AKP, e cila kryenprocedurat përkatëse.

Studentët me shtetësi të huaj mund të aplikojnë sipas afateve dhe procedurave të ndjekura në këtë udhëzim duke dorëzuar, përveç dokumentacionit të parashikuar në pikën 2 të Udhëzimi Nr. 33, dhe dokumentacionin e mëposhtëm: 

    1. Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit;
    2. Çertifikatën e njohjes së gjuhës shqipe, lëshuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës, dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati, të lëshuar në periudhën e regjistrimit të tij në programin e studimit nga ku kërkon të transferohet. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument që provon njohjen e gjuhës shqipe në nivelin e kërkuar (për shembull, diplomë e kryerjes së një cikli studimi në gjuhën shqipe, etj.);
    3. Kopjen e njësuar të origjinalit të lejeqëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme.

Studentët kryejnë aplikimin pranë Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nga data 29 Shtator deri në orën 12.00 të datës 3 Tetor 2014, me dokumente origjinalë, për programet e studimit të ofruara nga Fakulteti përkatës, sipas listave të programeve të studimit të ekuivalentuara.

Komisionet e vlerësimit dhe ekuivalentimit të ngritur pranë UMT kryejnë vleresimin dhe ekuivalentimin e dosjeve të kandidatëve që rezultojnë të rregullta me qëllim ekuivalentimin e rezultateve individuale të secilit prej studentëve gjatë ndjekjes së programeve përkatës të studimit në IAL-të private të cilave iu është hequr liçenca, deri në orën 12.00 të datës 8 Tetor 2014. Ekuivalentimi individual bëhet duke u bazuar në ekuivalentimin paraprak për program studimi.

Brenda datës 8 Tetor 2014 do të shpallen të dhënat për çdo kandidat, kreditet e ekuivalentuara, detyrimet dhe lëndët e pashlyera si dhe vitin në të cilin transferohet.

Në periudhën nga data 8 Tetor deri në datën 16 Tetor 2014 bëhet regjistrimi i studentëve pranë sekretarive mësimore të fakultetit përkatës dhe paguhet tarifa parkatëse. Shuma e derdhur nuk kthehet edhe në rastet kur kandidati largohet nga programi i studimit.

Studentët të cilët nuk dëshirojnë të regjistrohen në mënyre përfundimtare pranë IAL-së publike ku kane aplikuar, kanë të drejtë të kërkojnë kopje të dokumentacionit që kanë dorëzuar, të shqyrtuar nga komisionet përkatëse, dhe të aplikojnë, eventualisht, në një IAL tjetër private. Pas tërheqjes së dokumentacionit, studenti nuk ka më të drejtë të aplikojë pranë një institucioni të arsimit të lartë publik për të përfituar nga kuotat e veçanta që ianë aprovuar për studentët që transferohen nga IAL që u është hequr Iiçenca, ndë zbatim të Vendimit Nr. 539, datë 06.08.2014, të Këshillit të Ministrave “Për heqjen e licençës disa institucioneve private të arsimit të lartë”, si për vitin akademik 2014-2015 dhe për vitet akademike në vijim.

Kandidatët të cilët nuk aplikojnë për t’u regjistruar brenda afateve të parashikuara, nuk regjistrohen brenda afateve, apo ndërpresin studimet e tyre pas regiistrimit, humbin të drejtën për të kërkuar transferim të studimeve apo regjistrim në IAL-të publike në të ardhmen.

UMT mund të pranojë studentë të transferuar në një program studimi:

    1. vetëm në ato vite që frekuentohen dhe nga studentë të regjistruar në vitet e kaluara akademike pranë UMT-së;
    2. nëse brezi i studentëve që frekuentojnë këtë program studimi në vitin akademik 2014-2015, ka filluar studimet në vitin e parë, pas datës së liçencimit të programit të studimit në fjalë.

IAL-ja nuk mund të aktivizojë një vit të caktuar të programit të studimit vetëm për studentët e transferuar.

Në momentin e regjistrimit në UMT, nga ana e studentit nënshkruhet deklarata sipas Shtojcës nr. 1, e cila ruhet në dosjen personale të studentit.

Informojmë se Udhëzimi Nr. 33 i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.09.2014 “Procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilave iu hequr është hequr liçenca është i vlefshëm vetëm për regjistrimet dhe transferimet e studimeve të studentëve që vijnë nga IAL të cilave u është hequr liçenca dhe aplikohet vetëm për pranimet për vitin akademik 2014 – 2015.

 

Për informoacione të mëtejshmë, ju lutemi të konsultoni: 

  1. Udhëzimit Nr. 33 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.09.2014 “Procedurat e pranimit dhe regjistrimit, në institucionet e arsimit të lartë publik e privat, në vitin akademik 2014-2015, të studentëve që transferojnë studimet nga institucionet private të arsimit të lartë të cilave iu hequr është hequr liçenca”; PDF-icon
  2. Shtojca Nr. 1 e Udhëzimit Nr. 33 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 19.09.2014; foto-icon
  3. Udhëzimit Nr. 25 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, datë 11.08.2014 “Procedurat që do të ndiqen për organizimin e procesit të transferimit të studentëve nga institucionet e arsimit të lartë të cilëve iu është hequr liçenca”. PDF-icon

 

                                                                                                                                          REKTORATI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *