Komunikim nga Zyra e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Njoftojmë të gjithë studentët e Universitetit të Mjekësisë, që duan të aplikojnë për thirrjen në Universitetin “ Ondokuz Mayis “ në Turqi, se në linkun e mëposhtëm mund të gjejnë Kalendarin e Vitit Akademik 2018-2019 të këtij Universiteti. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/10/Kalendar-Akademik-ONDOKUZ-MAYIS-UNIVERSITY-FACULTY-OF-MEDICINE-2018-2019.pdf Ju faleminderit
Njoftim mbi plotësimin e kuotave të mbetura bosh për kandidatët nga trojet
Bazuar në Vendimin e Rektorati nr. 10, datë 11.10.2018, kuotat e paplotësuar në Fakultetin e Mjekësisë për aplikantët nga trojet që mbeten në pritje, do të plotësohen duke respektuar parimin e meritës. Publikimi i listave me renditjen e aplikantëve do të bëhet brenda datës 16.10.2018. Procesi i regjistrimit do të nisë më datë 18.10.2018.
Publikohet Udhëzimi Nr. 2, Datë 15.10.2018 “Për regjistrimin e kandidatëve në kuotat e paplotësuara sipas programeve të studimit të ciklit të parë dhe të integruara të ciklit të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, viti akademik 2018-2019 ”
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi publikimin e Udhëzimit nr.2 datë 15.10.2018. Udhëzimin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/10/Udhëzimi-Nr.-2-Datë-15.10.2018-“Për-regjistrimin-e-kandidatëve-në-kuotat-e-paplotësuara-sipas-programeve-të-studimit-të-ciklit-të-parë-dhe-të-integruara-të-ciklit-të-dytë-në-Universitetin-e-M.pdf
Njoftim për vend vakant: “Laborante” në Fakultetin e Mjekësisë Dentare
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në ligjin nr. 80/2015“Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, shpall konkursin për pozicion pune personel ndihmësakademik “Laborant”me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë Dentare. A. Përshkrimi përgjithësues i punës: Demostron gjithë etapat e përgatitjes së protezave të ndryshme; Kontrollon […]