TAKIMI “JO KANCER” – 20 MAJ 2016

TAKIMI “JO KANCER” – 20 MAJ 2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi Takimin me titull: “Jo Kancer”, që organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ky takim do të organizohet në Sallën Blu të Rektoratit, ditën e premten, më 20 Maj 2016, në orën 10:00.

Takimi zhvillohet në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Programi IADSA i Qeverisë Italiane, i cili synon konceptimin dhe zbatimin e një fushatë ndërgjegjësimi për parandalimin e Kancerit të Gjirit dhe Kancerit të qafës Mitrës.

Faza e parë e këtij projektit është realizuar në muajin Tetor, ku të ftuar kanë qënë relatorët nga Istituti Evropian i Onkologjisë (IEO), Ministri i Shëndetësisë, UNFPA si edhe ISHP.

Në këtë takim do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë SHTZ. Ilir Beqaj, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata, si dhe relatorët italianë Dr. Maria Giovanna Gatti nga Istituti Evropian i Onkologjisë në Milano, dhe Dr. Roberto Capone, Administrator kryesor i Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Bujqësore Mesdhetare në Bari.

Ftohen të gjithë studentët që kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij takimi informues.

Për informacione të mëtejshme mbi aktivitetin, studentët e interesuar mund të konsultojnë websitin e Projektit: http://jokancer.al/faqe/projekti

 

               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 18.05.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *