Kongresi  I-rë i Fakultetit të Mjekësisë Dentare – “Të rejat bashkëkohore dhe sfidat në stomatologji”

Kongresi I-rë i Fakultetit të Mjekësisë Dentare – “Të rejat bashkëkohore dhe sfidat në stomatologji”

“Të rejat bashkëkohore dhe sfidat në stomatologji”

Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, organizon Kongresin e parë me tematikë “Të rejat bashkëkohore dhe sfidat në stomatologji”, në datat 3 dhe 4 Nëntor 2017, në “Tirana International Hotel”.

Ky event, ndër të tjera, shërben për shkëmbimin e eksperiencave dhe thellimin e dijeve, nëpërmjet prezantimeve të ndryshme që do të paraqesin të rejat më të fundit të teknologjisë dhe arritjet bashkëkohore të fushës së dentistrisë, si dhe të disa fushave të tjera mjekësore të lidhura me dentistrisë.

Ky kongres me karakter shkencor dhe profesional, realizohet me pjesëmarrje të gjerë të studiuesve dhe akademikëve ndërkombëtarë, të Fakultetit të Mjekësisë, Dentare, si dhe të kolegëve nga trevat mbarë shqiptare të cilët do të referojnë mbi tema ndërdisiplinore për dentistrinë.

Kongresi është i akredituar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim (QKEV) dhe u jep mundësinë të interesuarve të përfitojnë kreditet përkatëse për pjesëmarrjen.

Për informacione të mëtejshme mbi kongresin, ju ftojmë të konsultoni linkun e mëposhtëm: http://kongresifmd.weebly.com